Fierza në rënie nga thatësira, KESH shpenzon 41.5 milionë euro për blerje energjie
Niveli i ujit në liqenin e Fierzës vijon të bjerë për shkak të temperaturave të larta dhe mungesës së reshjeve, duke sjellë ulje të ndjeshme të prurjeve nga lumenjtë që furnizojnë rezervuarin më të madh hidroenergjetik në vend. Aktualisht, niveli i liqenit ka zbritur në kuotën 283.89 metra, ndërsa niveli maksimal i tij është 296 metra. Rënia e prurjeve ka ndikuar në rezervat ujore, ndërsa në HEC-in e Fierzës janë në punë tre nga katër agregatët, me një fuqi aktive prodhimi prej rreth 300 megavatësh. Përballë situatës së thatësirës dhe rritjes së konsumit të energjisë gjatë muajve të verës, veçanërisht në periudhën korrik-shtator 2026, Korporata Elektroenergjetike Shqiptare (KESH) ka ndërmarrë masa për të siguruar furnizimin e pandërprerë me energji. Sipas të dhënave, KESH ka blerë...
Burimi:
javanews.al