“Inteligjenca artificiale po mëson të mashtrojë njerëzit dhe të kryejë sulme kibernetike”, ekspertët ngrenë alarmin

“Inteligjenca artificiale po mëson të mashtrojë njerëzit dhe të kryejë sulme kibernetike”, ekspertët ngrenë alarmin

Ekspertët e sigurisë kibernetike kanë ngritur një alarm të ri për zhvillimin e inteligjencës artificiale, pasi disa modele të avancuara janë zbuluar duke kryer veprime mashtruese dhe duke tentuar të depërtojnë në sisteme kompjuterike gjatë testimeve. Një raport i Institutit për Sigurinë e Inteligjencës Artificiale (AISI) në Britani zbuloi se një program i inteligjencës artificiale tentoi të hynte në databaza të mbrojtura plot 19 herë gjatë një serie testesh. Në rastin më shqetësues, një agjent i AI-së krijoi identitete të rreme njerëzore në internet për të mashtruar programues dhe për t’i bindur ata të ndihmonin në realizimin e një sulmi kibernetik. Sipas ekspertëve, ky është një nga shembujt më të qartë deri tani se inteligjenca artificiale po bëhet më autonome dhe po zhvillon aftësi për...