Skandal në Sarandë, Zhupa: Oborri i gjimnazit ‘Hasan Tahsini’ do kthehet në parking, hiqni dorë nga ky projekt

Skandal në Sarandë, Zhupa: Oborri i gjimnazit ‘Hasan Tahsini’ do kthehet në parking, hiqni dorë nga ky projekt

Deputetja e Partisë Demokratike njëkohësisht drejtuese politike për rrethin e Sarandës, Ina Zhupa, ka reaguar kundër vendimit të Këshillit Bashkiak të Sarandës për ta kthyer pjesën e pasme të oborrit të gjimnazit “Hasan Tahsini” në parking publik, duke e cilësuar atë një skandal dhe një cenim të sigurisë së nxënësve. Sipas Zhupës, kjo hapësirë është kërkuar prej vitesh nga komuniteti, mësuesit dhe nxënësit për t’u shndërruar në ambiente sportive dhe rekreative, ndërsa standardet europiane favorizojnë shtimin e hapësirave të gjelbra dhe kufizimin e trafikut pranë shkollave. Ajo i bëri thirrje Bashkisë Sarandë të tërhiqet nga projekti, duke theksuar se qyteti ka nevojë për parkingje publike, por jo duke sakrifikuar oborret e shkollave dhe sigurinë e fëmijëve. Reagimi i plotë i Ina Zhupës: Skandali i bashkisë...