Salla: Kategorizimi i stabilimenteve rrit sigurinë ushqimore dhe përgatit sektorin për tregun europian
Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, inspektoi kompaninë Tona ALB në Korçë, në kuadër të procesit të kategorizimit të stabilimenteve dhe harmonizimit të sektorit agro-ushqimor me legjislacionin e Bashkimit Europian. Gjatë vizitës, ministri u njoh nga afër me zbatimin e standardeve të sigurisë ushqimore dhe investimet e realizuara nga kompania, duke vlerësuar gatishmërinë e operatorit për të përmbushur kërkesat e tregut europian. Ministri Salla theksoi se procesi i kategorizimit synon të ndihmojë bizneset të identifikojnë investimet e nevojshme për të përmbushur standardet europiane të sigurisë ushqimore. “Mbase në disa nga subjektet apo bizneset në terren janë shumë të mira kanë investuar pafund në teknologji, por mënyra se si i kemi ndaj kategorizimit ka pasur nevojë për përmirësim qoftë në procese të ndryshme ku...
Burimi:
sot.com.al