Trump: Netanyahu është njeri i mirë, por ndonjëherë entuziazmohet shumë
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, komentoi sot kundërshtimet e Izraelit ndaj marrëveshjes së paqes me Iranin në konferencën për shtyp pas samitit të G7 në Evian dhe tha se "Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë një partner i madh dhe Izraeli është një partner i vogël". Ai tha se kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu është një “njeri i mirë”, por “ndonjëherë ngazëllehet shumë” dhe kritikoi taktikat ushtarake në Liban, duke sugjeruar se Izraeli po e tepronte me përdorimin e forcës së tepërt. “Patëm një mosmarrëveshje të vogël për Libanin dhe i thashë Netanyahut: mund ta bësh pak më butë, nuk ke pse të shembësh çdo ndërtesë sa herë që dikush nga Hezbollahu hyn aty”, tha Trump, duke shtuar se izraelitët mund të bënin pak më mirë...
Burimi:
syri.net