Trump ndjek nga stadiumi finalen e Botërorit mes Spanjës dhe Argjentinës
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, është i pranishëm në tribunat e “MetLife Stadium” në East Rutherford, New Jersey, për të ndjekur nga afër finalen e Kupës së Botës 2026 mes Spanjës dhe Argjentinës. Trump ka mbërritur në stadium i shoqëruar nga Zonja e Parë, Melania Trump. Në tribunën VIP, pranë presidentit amerikan, ndodhet edhe presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, i cili po ndjek nga afër aktin e fundit të turneut. Në të njëjtën tribunë janë të pranishëm edhe kryeministri i Kanadasë, Mark Carney, si dhe presidentja e Meksikës, Claudia Sheinbaum, duke i dhënë finales një prani të fortë të liderëve politikë të vendeve organizatore të Botërorit 2026. Prania e personaliteteve të larta politike dhe sportive nënvizon rëndësinë globale të finales, e cila po...
Burimi:
kohajone.com