Trump-Meloni, marrëdhënia merr kthesë të papritur: Prej javësh nuk kemi folur
Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, ka pranuar se marrëdhënia e saj me presidentin amerikan Donald Trump nuk është zhvilluar ashtu siç e kishte parashikuar fillimisht. Në një intervistë për The New York Times, Meloni tha se kishte menduar se bashkëpunimi me Trumpin do të ishte më i lehtë, duke pasur parasysh qëndrimet e përafërta që të dy kanë mbajtur për çështje si emigracioni dhe kundërshtimi ndaj kulturës “woke”. “Është e qartë se mendoja se me Donald Trumpin do të ishte më e lehtë, duke pasur parasysh qëndrimet tona të përafërta për emigracionin dhe kulturën ‘woke’, por gjërat shkuan ndryshe”, deklaroi Meloni. Kryeministrja italiane bëri gjithashtu të ditur se prej disa javësh nuk ka zhvilluar një bisedë me presidentin amerikan. E pyetur nëse të dy do të...
Burimi:
ntv.al