Moda e re e dobësimit trondit Italinë: Barnat që heqin kilogramët mund të sjellin pasoja
Përdorimi i barnave me semaglutidë dhe tirzepatidë për rënien në peshë po njeh rritje të fortë në Itali. Por, krahas rezultateve të dukshme, ekspertët paralajmërojnë kundër përdorimit pa kontroll mjekësor dhe trajtimit të tyre si një zgjidhje thjesht estetike. Farmakologu i njohur italian Silvio Garattini shpjegon se këto barna mund të sjellin një humbje të konsiderueshme të peshës, por shoqërohen edhe me efekte të padëshiruara, veçanërisht në aparatin tretës. Ato ulin gjithashtu nivelin e glukozës, ndaj mund të përbëjnë rrezik për personat që e kanë sheqerin të ulët. Një tjetër problem është rikthimi i kilogramëve pas ndërprerjes së trajtimit. Sipas Garattinit, nëse pacienti nuk ndryshon mënyrën e ushqyerjes dhe stilin e jetesës, pesha e humbur mund të rifitohet. Agjencia Italiane e Barnave ka bërë thirrje...
Burimi:
ntv.al