Harta e re territoriale/ BIRN: Centralizim i pushtetit?
Qeveria shqiptare planifikon ta reduktojë numrin e bashkive nga 61 në 46, por kritikët druhen se reforma do të thellojë izolimin e komuniteteve rurale nga shërbimet publike dhe do të dobësojë mbrojtjen e mjedisit. Erjon Zylyftari ishte i revoltuar. “Është një padrejtësi dhe një turp i madh,” deklaroi ai në fund të korrikut, kur dha dorëheqjen nga posti i drejtuesit lokal të Partisë Socialiste në qytetin e vogël të Poliçanit, në juglindje të Shqipërisë. Shkak u bë plani i qeverisë për shkrirjen e Bashkisë së Poliçanit dhe bashkimin e saj me Bashkinë më të madhe të Beratit, si pjesë e një reforme më të gjerë territoriale që po shkakton përplasje edhe brenda radhëve të socialistëve në pushtet. “Jam tradhtuar, ashtu siç jeni tradhtuar edhe ju,”...
Burimi:
syri.net