Centralizim i pushtetit”? Kritikët vënë në pikëpyetje planin e qeverisë me hartën e bashkive

Centralizim i pushtetit”? Kritikët vënë në pikëpyetje planin e qeverisë me hartën e bashkive

Erjon Zylyftari ishte i revoltuar. “Është një padrejtësi dhe një turp i madh,” deklaroi ai në fund të korrikut, kur dha dorëheqjen nga posti i drejtuesit lokal të Partisë Socialiste në qytetin e vogël të Poliçanit, në juglindje të Shqipërisë. Shkak u bë plani i qeverisë për shkrirjen e Bashkisë së Poliçanit dhe bashkimin e saj me Bashkinë më të madhe të Beratit, si pjesë e një reforme më të gjerë territoriale që po shkakton përplasje edhe brenda radhëve të socialistëve në pushtet. “Jam tradhtuar, ashtu siç jeni tradhtuar edhe ju,” tha Zylyftari, përpara se disa mbështetës të Partisë Socialiste t’u vinin flakën kartave të anëtarësimit në parti në shenjë proteste. Qeveria e kryeministrit Edi Rama argumenton se harta aktuale me 61 bashki nuk pasqyron...