Shkencën apo politikën?
Nga Erion Dasho/ Këto javë Anthony Fauci është rikthyer në qendër të vëmendjes dhe, së bashku me të, edhe gjithë debatet që shoqëruan pandeminë e COVID-it. Për mbështetësit e teorive konspirative, refuzimi i Faucit për t'ju përgjigjur pyetjeve të komisionit hetimor të Senatit Amerikan përkthehet jo vetëm në pranimin automatikisht të akuzave që i janë ngritur në senat, por edhe në konfirmimin e gjithë çmendurive që kanë kaluar në mendjet e tyre të çartura. Në varësi të konspiracionistit që pyet, heshtja e Faucit do të thotë se ai ka pranuar se: -Virusi u prodhua në laborator si armë biologjike për të zhdukur gjysmën e njerëzimit. -Plani kishte vite që hartohej nga Fauci dhe Bill Gates në bashkëpunim me laboratorin e virologjisë në Wuhan. -Industria farmaceutike...
Burimi:
syri.net