MESAZHI I FRIKSHËM I IRANIT: QIPRO NUK ËSHTË OBJEKTIV, BAZAT BRITANIKE PO
Qiproja nuk është objektiv i Iranit. Ky është mesazhi që Teherani u ka përcjellë autoriteteve qipriote, ndërsa tensionet në Lindjen e Mesme vijojnë të rrisin shqetësimet për një zgjerim të konfliktit drejt Mesdheut. Por krahas mesazhit qetësues për Qipron, Irani ka vendosur edhe një vijë të kuqe. Sipas burimeve diplomatike iraniane, bazat ushtarake britanike në ishull nuk do të konsiderohen objektiva për sa kohë që nuk përdoren në operacione ushtarake kundër Iranit. Në qendër të vëmendjes është RAF Akrotiri, një prej bazave më strategjike britanike në Mesdheun Lindor. Komunikimi mes Nikozisë dhe Teheranit vijon përmes kanaleve diplomatike, ndërsa në fokus janë pikërisht aktivitetet ushtarake që mund të zhvillohen nga bazat britanike në territorin e Qipros. Shqetësimi është shtuar pas raportimeve se Irani ka shqyrtuar skenarë...
Burimi:
ntv.al