Trump mbledh kabinetin, kërkon marrëveshje për përfundimin e luftës me Iranin

Trump mbledh kabinetin, kërkon marrëveshje për përfundimin e luftës me Iranin

Presidenti amerikan Donald Trump pritet të mbledhë sot kabinetin e tij, në një moment të ndjeshëm të negociatave me Iranin, të cilat synojnë përfundimin e konfliktit dhe arritjen e një marrëveshjeje, që do të rihapte Ngushticën e Hormuzit dhe do të kufizonte programin bërthamor iranian, raportoi AP. Sipas administratës, negociatat janë në fazë të avancuar, por ende të paqarta, ndërsa vetë Trump ka shprehur optimizëm se një marrëveshje është “pranë” përfundimit. Megjithatë, marrëveshja e mundshme po përballet me kritika nga disa aleatë republikanë, të cilët paralajmërojnë se kushtet mund të jenë të favorshme për Iranin dhe se ai mund të riforcohet pas heqjes së sanksioneve. Bisedimet janë komplikuar edhe nga sulmet ajrore të fundit amerikane ndaj objektivave ushtarake në Iran, të cilat Teherani i ka...