Trump: Marrëveshja e paqes me Iranin është ‘gjerësisht e negociuar’

Trump: Marrëveshja e paqes me Iranin është ‘gjerësisht e negociuar’

Presidenti amerikan, Donald Trump, tha më 23 maj se një marrëveshje me Iranin për t’i dhënë fund luftës “gjerësisht është negociuar” dhe se “aspektet finale dhe detajet” po diskutohen. Por, Teherani menjëherë hodhi poshtë disa nga pretendimet e udhëheqësit të Shteteve të Bashkuara. “Një marrëveshje është negociuar gjerësisht, subjekt i finalizimit mes SHBA-së, Republikës Islamike të Iranit dhe disa shteteve të tjera”, shkroi Trump në Truth Social. “Aktualisht po diskutohen aspektet dhe detajet përfundimtare të marrëveshjes dhe ato do të bëhen publike së shpejti. Përveç shumë elementeve të tjera të marrëveshjes, Ngushtica e Hormuzit do të hapet”, shtoi ai. Trump tha se kishte marrë pjesë në një bisedë telefonike me udhëheqës dhe zyrtarë të tjerë të Arabisë Saudite, Emirateve të Bashkuara Arabe, Katarit, Pakistanit, Turqisë,...