Trump: Lufta me Iranin mund të zgjasë edhe dy ose tre javë

Trump: Lufta me Iranin mund të zgjasë edhe dy ose tre javë

Presidenti i SHBA, Donald Trump tha të hënën se lufta me Iranin mund të vazhdojë për dy ose tre javë të tjera. “Koha nuk është thelbësore për ne”, tha Trump në një intervistë telefonike me prezantuesin e radios Hugh Hewitt, duke refuzuar të thoshte nëse armëpushimi me Iranin kishte përfunduar pas njoftimeve për zjarr iranian drejt Emirateve të Bashkuara Arabe. I pyetur nëse armiqësitë e së hënës sinjalizonin apo jo një konflikt të ripërtërirë, Trumpi tha se “Në një mënyrë ose në një tjetër, ne fitojmë”. “Ose bëjmë marrëveshjen e duhur ose fitojmë shumë lehtë”, tha ai duke shtuar: “Nga pikëpamja ushtarake, ne e kemi fituar tashmë këtë. E dini, më keni dëgjuar ta them një milion herë dhe njerëz të tjerë e thonë: Ata...