Trump: Kemi gati ilaçin që kthen njerëzit nga vdekja! E kemi provuar tek një person dhe funksionon
Presidenti amerikan Donald Trump ka bërë një deklaratë, e cila do të ishte një pikë kthese në fushën e mjekësisë. Trump është shprehur se SHBA është shumë pranë zbulimit të një medikamenti që ndalon njerëzit të ndërrojnë jetë. Në një konferencë për mediat nga zyra ovale, ai u shpreh se ilaçi është në fazë testimi dhe ka dhënë rezultatet e para konkrete. “E dimë se ky ilaç funksionon, sepse ne kemi marrë njerëz që kishin vdekur. Kishim një person të cilit i ishin bërë ritet e fundit – iku, fëmijët po qanin etj dhe ia dhamë këtë ilaç. Dhe personi u përmirësua. Funksionon. Tek disa të tjerë nuk do të funksionojë, por mësojmë shpejt”, tha ai.
Burimi:
javanews.al