Trump heq dorë nga strategjia për uljen e numrit të trupave në Europë, lajmëron se do të dërgojë 5000 ushtarë shtesë në Poloni
Presidenti Donald Trump deklaroi së fundmi se Shtetet e Bashkuara do të dërgojnë 5000 trupa shtesë në Poloni, një vendim që vjen pas lëvizjeve të fundit nga administrata e tij për të zvogëluar numrin e trupave amerikane në Evropë. Njoftimi vjen një javë pasi Sekretari i Mbrojtjes, Pete Hegseth, ndaloi vendosjen e planifikuar të një ekipi luftarak që pritej të kalonte me rotacion nëpër Poloni, një vendim që departamenti i tij tha se bazohej në zhgënjimin me kombet evropiane që “nuk kanë ndërhyrë kur Amerika kishte nevojë për to”. Kjo vjen gjithashtu pas një njoftimi të Trump në fillim të këtij muaji se ai po tërhiqte 5,000 trupa nga Gjermania, kancelari i së cilës, Friedrich Merz, tha se Shtetet e Bashkuara po “poshtëroheshin” në luftën...
Burimi:
top-channel.tv