Çfarë ndodhi në takimin sekret? Pezeshkian dëgjoi vetëm zërin e Khameneit! Media opozitare: Nuk ia pa fytyrën udhëheqësit Suprem

Çfarë ndodhi në takimin sekret? Pezeshkian dëgjoi vetëm zërin e Khameneit! Media opozitare: Nuk ia pa fytyrën udhëheqësit Suprem

Media opozitare iraniane Iran International ka publikuar detaje të reja mbi takimin e shumëpërfolur mes presidentit të Iranit, Masoud Pezeshkian, dhe udhëheqësit suprem Mojtaba Khamenei, duke shtuar misterin rreth figurës së këtij të fundit. Sipas raportimit, Pezeshkian u dërgua në një vend sekret në Teheran, ku iu lejua të qëndronte vetëm pak minuta brenda një automjeti me xhama të zinj. Aty, sipas burimeve të medias, ndodhej një person që iu prezantua si Mojtaba Khamenei, por presidenti nuk mundi ta shihte kurrë fytyrën e tij për shkak të errësirës në automjet. Burimet pretendojnë se truprojat nuk lejuan as një shtrëngim duarsh dhe se Pezeshkian dëgjoi vetëm zërin e bashkëbiseduesit. Më vonë, ai dyshohet se ka pyetur bashkëpunëtorët e tij nëse personi me të cilin u takua...