Britania e Madhe shpall një paketë të re sanksionesh kundër Rusisë

Britania e Madhe shpall një paketë të re sanksionesh kundër Rusisë

Britania e Madhe ka shpallur një paketë të re sanksionesh kundër Rusisë, duke synuar të rrisë presionin ndaj individëve dhe kompanive që mbështesin luftën e presidentit rus Vladimir Putin në Ukrainë. Në listën e 19 subjekteve të sanksionuara përfshihen: 6 banka ruse; 6 cisterna të ashtuquajtura të “flotës në hije”, të përdorura për të shmangur sanksionet ndaj naftës ruse; 4 kompani ruse që importojnë tantal dhe niob metale të rralla të rëndësishme për prodhimin e pajisjeve ushtarake. Sekretari i Jashtëm britanik, Ed Miliband, deklaroi se këto masa tregojnë angazhimin e palëkundur të Londrës për të mbështetur Ukrainën dhe për të shtuar presionin ndaj Kremlinit. “Lufta e Ukrainës është edhe lufta jonë. Ata që kërcënojnë lirinë dhe demokracinë e Ukrainës përbëjnë një kërcënim edhe për sigurinë...