Trump: Hamas do të çarmatoset, arrihet marrëveshja në Kajro, por Izraeli mbetet ende spkeptik
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi se bisedimet e zhvilluara të enjten në Kajro me drejtuesit e Hamasit kanë çuar në një marrëveshje për çarmatimin me faza të grupit militant në Gaza. “Bordi i Paqes arriti një marrëveshje historike për çarmatimin e plotë të Hamasit dhe të gjitha grupeve të tjera të armatosura në Gaza. Çarmatimi do të vijë në faza. Ky është një hap monumental drejt paqes dhe sigurisë së qëndrueshme.”, tha Trump. Sipas Trump, është rënë dakord që të kalohet drejt krijimit të një administrate të re palestineze, e cila do të bashkëpunojë me Bordin e Paqes. “Në të njëjtën kohë, Izraeli do të ketë sigurinë që meriton, me Gazën që nuk do të përdoret më si bazë për sulme terroriste.” Një burim...
Burimi:
vizionplus.tv