Trump firmos urdhrin për ndryshimin e emrit të Liqenit Ontario në “Liqeni i Amerikës”

Trump firmos urdhrin për ndryshimin e emrit të Liqenit Ontario në “Liqeni i Amerikës”

Presidenti amerikan Donald Trump ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv për ndryshimin e emrit të Liqenit Ontario, duke e quajtur në Shtetet e Bashkuara “Lake America” (Liqeni i Amerikës). Urdhri i drejton Departamentit të Brendshëm amerikan që të përditësojë emërtimin në regjistrin zyrtar të emrave gjeografikë. Megjithatë, vendimi i Trump nuk mund ta detyrojë Kanadanë të përdorë emrin e ri, pasi Liqeni Ontario shtrihet në kufirin mes SHBA-së dhe Kanadasë. Kryeministri kanadez Mark Carney e ka kundërshtuar nismën, duke theksuar se emri “Ontario” i paraprin si krijimit të Kanadasë, ashtu edhe Deklaratës së Pavarësisë së SHBA-së. Ndryshimi i emrit vjen në një moment tensionesh të forta mes dy vendeve, pas përshkallëzimit të luftës tregtare. SHBA ka vendosur tarifa 50% për rreth 20 miliardë dollarë mallra kanadeze,...