Trump e konsideron të pamjaftueshme propozimin e ri të Iranit

Trump e konsideron të pamjaftueshme propozimin e ri të Iranit

Sipas raportimeve të medias amerikane Axios, presidenti i SHBA-së Donald Trump e konsideron të pamjaftueshëm propozimin e ri të Iranit për arritjen e një marrëveshjeje dhe nuk sheh përparim të mjaftueshëm në negociata. Sipas burimeve amerikane të cituara nga Axios, Trump po shqyrton mundësinë e rifillimit të operacioneve ushtarake nëse Irani nuk ndryshon qëndrim. Po ashtu, ai pritet të mbledhë të martën Këshillin e Sigurisë Kombëtare për të diskutuar opsionet ushtarake, në një situatë që përshkruhet si e tensionuar. Raporti thotë se Irani ka paraqitur një propozim të ri përmes ndërmjetësve pakistanezë, por ndryshimet janë të kufizuara dhe nuk përfshijnë angazhime konkrete për programin e pasurimit të uraniumit. Një zyrtar amerikan i cituar nga Axios tha se, nëse Irani nuk ndryshon qasje, “negociatat mund të...