Trump do të nisë ushtrinë në Iran? CNN: Po përmend operacionin tokësor, ka rrezik

Trump do të nisë ushtrinë në Iran? CNN: Po përmend operacionin tokësor, ka rrezik

Presidenti amerikan Donald Trump ka lënë të hapur mundësinë e një operacioni tokësor në kuadër të përshkallëzimit të konfliktit me Iranin, por pa dhënë detaje konkrete. Në një intervistë për Fox News, ai tha se nuk dëshiron një ndërhyrje të tillë, por shtoi se, nëse do të ishte e nevojshme, “ka njerëz të tjerë që do ta kryenin operacionin tokësor për ne”, pa sqaruar se kujt i referohej. Sipas analistëve të cituar nga CNN, objektiva të mundshëm për një operacion tokësor mund të jenë Ishulli Kharg, terminali kryesor i eksportit të naftës së Iranit, ose brigjet jugore të vendit përgjatë Gjirit Persik. Megjithatë, ekspertët theksojnë se një zbarkim në territorin iranian, qoftë nga forcat amerikane apo aleate, do të ishte një operacion ushtarak jashtëzakonisht kompleks...