Trump: Bizneset amerikane janë të gatshme të investojnë në Mal të Zi

Trump: Bizneset amerikane janë të gatshme të investojnë në Mal të Zi

Presidenti amerikan Donald Trump është kujdesur që në urimin dërguar homologut të tij nga Mali i Zi, Jakov Milatov, me rastin e 13 Korrikut, Ditës së Shtetësisë së këtij vendi, të fusë edhe “dëshira” për bashkëpunim ekonomik. Shefi i Shtëpisë së bardhë ka thënë se Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të bashkëpunojnë me Malin e Zi në shumë projekte të kësaj fushe. “Sektori privat i Shteteve të Bashkuara, nxitësi më dinamik në botë i investimeve, rritjes dhe inovacionit, është në pozitë ideale që me Malin e Zi të bashkëpunojë në projekte në fushat e infrastrukturës, energjisë, sigurisë dhe teknologjisë”, ka deklaruar presidenti amerikan Donald Trump, mes tjerash, në urimin drejtuar presidentit malazez,Milatoviq, me rastin e 13 Korrikut – Ditës së Shtetësisë së Malit të...