Tragjike nga i nxehti ekstrem, dy fëmijë gjenden të pajetë në makinë në Francë

Tragjike nga i nxehti ekstrem, dy fëmijë gjenden të pajetë në makinë në Francë

Dy fëmijë, të moshës dy dhe katër vjeç, janë gjetur të vdekur në një automjet në juglindje të Francës, në qytetin Carpentras, në një kohë kur vendi po përballet me një nga valët më të forta të të nxehtit të viteve të fundit. Sipas autoriteteve lokale, ngjarja ka ndodhur në një parking banimi, ndërsa temperaturat në zonë kanë arritur deri në 39°C. Prokuroria ka bërë të ditur se shkaqet e vdekjes ende nuk janë përcaktuar, por nxehtësia ekstreme po konsiderohet si një nga pistat kryesore të hetimit. Ngjarja ndodh në një moment kur Franca ka shpallur për herë të parë nivelin më të lartë të alarmit për të nxehtin në gjysmën e territorit të saj, ndërsa temperaturat pritet të arrijnë deri në 43°C në disa...