Tragjike në Itali, tre të rinj humbin jetën pasi makina doli nga rruga dhe u rrokullis disa herë në asfalt
Tre persona, dy burra dhe një grua, kanë humbur jetën në një aksident të rëndë rrugor të ndodhur në rrugën shtetërore SS89, mes Foggias dhe Manfredonias, në Itali. Sipas mediave italiane, aksidenti ndodhi mes orës 04:30 dhe 05:00 të mëngjesit, kur një automjet tip “Opel Corsa”, me të cilin udhëtonin tre të rinjtë, doli nga rruga për arsye që ende po hetohen. Dyshohet se drejtuesi i mjetit, Luigi Narciso, 26 vjeç, humbi kontrollin e automjetit, i cili u përplas me një skarpatë anësore përgjatë rrugës dhe më pas u përmbys. Sipas të dhënave të para, një nga pistat që po hetohet është mundësia që shoferin ta ketë zënë gjumi në timon. Makina, pasi doli nga rruga, u rrokullis disa herë në karrexhatë, duke u shkatërruar...
Burimi:
javanews.al