Tragjedi në Suedi/ 20-vjeçari vritet me thikë, shkak dyshohet një konflikt mes dy familjeve shqiptare

Tragjedi në Suedi/ 20-vjeçari vritet me thikë, shkak dyshohet një konflikt mes dy familjeve shqiptare

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur fundjavën që lamë pas në një familje shqiptare në Suedi, ku një 20-vjeçar është goditur për vdekje me thikë. Rasti tragjik u raportua të shtunën mbrëma në qendër të Kristianstad, ndërsa policia suedeze ka arrestuar tre persona rreth moshës 25-vjeçare të dyshuar për vrasje, raporton Klankosova.tv Sipas informacioneve të para, i riu u plagos rëndë me një mjet të mprehtë gjatë një përleshjeje në qendër të qytetit. Ai u dërgua me urgjencë në spital, por nuk arriti t’u mbijetojë plagëve që mori. Incidenti dyshohet se lidhet me një konflikt të vjetër mes dy familjeve, që kishte nisur që në vitin 2011 gjatë një turneu futbolli për fëmijë. Atë kohë, një ndërhyrje mes dy djemve 12-vjeçarë kishte shkaktuar përleshje mes...