Tragjedi në Kroaci, rrëzohet një aeroplan i vogël, 4 të vdekur, 2 të zhdukur

Tragjedi në Kroaci, rrëzohet një aeroplan i vogël, 4 të vdekur, 2 të zhdukur

Katër persona u vranë të enjten në një përplasje aeroplani të vogël pranë qytetit Medulin në Istria, në bregdetin e Kroacisë. “Sipas informacionit që është aktualisht në dispozicion, katër persona kanë humbur jetën “, tha policia, pa dhënë detaje të mëtejshme. Mediat kroate raportuan se operacionet e kërkimit janë duke u zhvilluar, ndërsa ekipet e shpëtimit kërkojnë dy persona të tjerë. Agjencia zyrtare e lajmeve HINA raportoi se ishte një aeroplan gjerman që u nis nga Austria.   Top Channel