Tragjedi në Indi/ “Mali” i mbeturinave shembet mbi njerëzit, të paktën 9 të vdekur
Nëntë punëtorë humbën jetën pasi një masë gjigante mbeturinash u shemb në një impiant të përpunimit dhe djegies së mbetjeve në qytetin Pune, në shtetin Maharashtra të Indisë. Sipas kompanisë Antony Waste Handling Cell, aksidenti ndodhi të mërkurën, kur një mal me mbeturina të destinuara për djegie dhe prodhim të energjisë elektrike u shemb mbi një ndërtesë të impiantit, si pasojë e reshjeve të dendura të shiut. Nga 23 punonjësit që mbetën të bllokuar nën mbeturina, nëntë u nxorën pa shenja jete, ndërsa tre të tjerë vijojnë të marrin trajtim në spital, sipas medias indiane Times of India. Pune: One body recovered from Moshi building collapse debris, NDRF continues rescue operations. pic.twitter.com/lKeZOdIIhh — News Arena India (@NewsArenaIndia) July 9, 2026 Kompania deklaroi se reshjet e...
Burimi:
vizionplus.tv