Tragjedi në Belgjikë/ Treni përplaset me minibusin e një shkolle, humbin jetën katër persona

Tragjedi në Belgjikë/ Treni përplaset me minibusin e një shkolle, humbin jetën katër persona

Një aksident tragjik ka ndodhur mëngjesin e kësaj të marte, 26 maj, në Buggenhout të Belgjikës, ku një tren u përplas me një minibus shkolle, duke shkaktuar vdekjen e katër personave, mes tyre dy fëmijë. Sipas autoriteteve belge, viktimat janë dy nxënës dhe dy të rritur, ndërsa në minibus ndodheshin gjithsej shtatë fëmijë, shoferi dhe një shoqërues në momentin e aksidentit. Automjeti ishte nisur drejt një shkolle të arsimit special dhe transportonte kryesisht nxënës të shkollës së mesme. Ministri belg i Mobilitetit, Jean-Luc Crucke, deklaroi se barrierat në kalimin hekurudhor ishin të ulura kur ndodhi përplasja. Zëdhënësja e policisë federale belge, An Berger, bëri të ditur se aksidenti ndodhi pak pas orës 08:00 me orën lokale. Ajo konfirmoi se asnjë pasagjer në tren nuk mbeti...