Tragjedi në Algjeri, jetimorja përfshihet nga flakët, të paktën 11 të vdekur dhe 19 të plagosur

Tragjedi në Algjeri, jetimorja përfshihet nga flakët, të paktën 11 të vdekur dhe 19 të plagosur

Të paktën 11 persona kanë humbur jetën dhe 19 të tjerë janë plagosur pas një zjarri të fuqishëm që përfshiu një institucion kujdesi për fëmijë në periferi të Algjerit, bëjnë të ditur autoritetet algjeriane. Zjarri shpërtheu gjatë natës në një qendër sociale për fëmijë në komunën Mohamadia. Shërbimet e emergjencës mbërritën në vendngjarje rreth orës 03:00 dhe nisën operacionet për shuarjen e flakëve dhe shpëtimin e personave brenda objektit. Deri më tani nuk janë bërë të ditura shkaqet e zjarrit, ndërsa autoritetet nuk kanë specifikuar as moshën e viktimave dhe as nëse mes tyre ka fëmijë. Hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes vijojnë. 🚨⚫🇩🇿 Drame en Algérie : 11 morts et 19 blessés dans l’incendie d’un foyer pour orphelins (Bilan provisoire) Les services de...