Tragjedi! Humb jetën një atlet, shkak temperaturat e larta
Një garë vrapimi e zhvilluar këtë të diel në Paris është kthyer në tragjedi, pasi një vrapues humbi jetën dhe 10 persona të tjerë përfunduan në spital për shkak të temperaturave të larta. Sipas mediave franceze, temperaturat gjatë aktivitetit sportiv kaluan 30 gradë Celsius, ndërsa ekipet e emergjencës shpallën situatë kritike për shkak të numrit të madh të rasteve që kërkuan ndihmë mjekësore. Vrapuesi që humbi jetën dyshohet se pësoi arrest kardiak gjatë garës. Shërbimet e emergjencës mbërritën menjëherë në vendngjarje, por konstatuan vdekjen e tij. Lajmi është konfirmuar edhe nga zjarrfikësit e Parisit. Përveç 10 personave të shtruar në spital, autoritetet raportuan edhe gjashtë raste më të lehta me probleme shëndetësore nga i nxehti. Në aktivitetin sportiv pritej të merrnin pjesë rreth 1.650 atletë...
Burimi:
vizionplus.tv