Tjetër goditje për Starmer, ministri britanik i Shëndetësisë jep dorëheqjen: Është e qartë që nuk mund t’i udhëhiqni laburistët në zgjedhjet e ardhshme
Sekretari i Shëndetësisë së Mbretërisë së Bashkuar, Wes Streeting ka dhënë dorëheqjen nga qeveria. Në një letër drejtuar kryeministrit Keir Starmer, Streeting shkroi se ndërsa sukseset në përmirësimin e performancës së NHS “janë të gjitha arsye të mira për mua që të qëndroj në post”, ai shtoi, “siç e dini nga biseda jonë në fillim të kësaj jave, pasi kam humbur besimin në udhëheqjen tuaj, kam arritur në përfundimin se do të ishte e pandershme dhe joparimore të vazhdoja të mbaja postin tim aktual.” “Tani është e qartë se ju nuk do ta udhëhiqni Partinë Laburiste në zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme dhe se deputetët dhe sindikatat e Partisë Laburiste duan që debati për atë që vjen më pas të jetë një betejë idesh, jo...
Burimi:
top-channel.tv