Terror në një shkollë në Mançester/ 14-vjeçarja sulmon me thikë nxënësit dhe mësuesen që u përpoq ta ndalonte, dëshmitari: E goditi në qafë, pastaj…
Skena paniku u regjistruan në një shkollë në Mançester, pasi një nxënëse 14-vjeçare sulmoi me thikë nxënës dhe mësues brenda një klase. Një mësuese 27-vjeçare mbeti e plagosur në qafë teksa përpiqej të mbronte nxënësit dhe t’i merrte thikën adoleshentes. Po ashtu, të plagosur mbetën edhe dy nxënës 14-vjeçarë, një vajzë dhe një djalë. Policia arrestoi menjëherë autoren e dyshuar dhe bëri të ditur se nuk ekziston asnjë kërcënim i mëtejshëm për shkollën apo komunitetin lokal. Sipas raportimeve të Daily Mail, ngjarja ndodhi në një shkollë në zonën Blackley të Mançesterit, e cila u vendos menjëherë në izolim pas incidentit. Policia njoftoi se 14-vjeçarja është arrestuar nën dyshimin për shkaktim të qëllimshëm të plagëve të rënda trupore. Mësuesja 27-vjeçare pësoi plagë në qafë, ndërsa dy...
Burimi:
top-channel.tv