Tërmeti vdekjeprurës në Venezuelë, Papa Leoni XIV dhuron 100 mijë euro ndihmë emergjente

Tërmeti vdekjeprurës në Venezuelë, Papa Leoni XIV dhuron 100 mijë euro ndihmë emergjente

Papa Leoni XIV ka akorduar një ndihmë emergjente prej 100 mijë eurosh për Venezuelën, e cila u godit nga një tërmet shkatërrues që shkaktoi humbje të mëdha njerëzore dhe materiale, njoftoi sot Vatikani. Shuma është vënë në dispozicion nga Zyra e Lëmoshës Apostolike, institucioni i Selisë së Shenjtë përgjegjës për veprat bamirëse të Papës dhe mbështetjen e popullsive që përballen me situata të vështira. Sipas Vatican News, portali zyrtar informativ i Vatikanit, kjo shumë përbën një “kontribut fillestar” për të mbështetur përpjekjet humanitare dhe operacionet e ndihmës për të prekurit nga fatkeqësia. Venezuela u trondit gjatë natës mes të mërkurës dhe të enjtes nga dy tërmete të fuqishme me magnitudë 7.2 dhe 7.5 ballë, të cilat kanë shkaktuar vdekjen e të paktën 164 personave, sipas...