Tërmeti i fortë zgjon Napolin, mbyllen shkollat

Tërmeti i fortë zgjon Napolin, mbyllen shkollat

Një tërmet i fortë me magnitudë 4.4 ka tronditur në agimin e sotëm banorët e Napolit në Itali. Lëkundjet u ndjenë në orën 5:51 të mëngjesit, dhe në qytetet e afërta, ndërsa shumë njerëz në shtëpitë e tyre u zgjuan të tronditur. Mediat italiane bëjnë të ditur se pas tërmetit të gjatë dhe të fortë, i cili u ndje qartë në pjesën më të madhe të Napolit dhe u raportua nga përdorues të shumtë në mediat sociale, komunat e Pozzuoli, Bacoli dhe Quarto kanë vendosur t'i mbajnë shkollat ​​të mbyllura. Disa telefonata në qendrën operative të zjarrfikësve u morën nga banorë të shqetësuar që kërkonin informacion mbi situatën, por askush, deri më tani, nuk kërkoi ndihmë dhe as nuk raportoi dëme. Për fat të mirë,...