Tërmet në Napoli, ja sa ishte magnituda! Mediat: Më i forti në 40 vite

Tërmet në Napoli, ja sa ishte magnituda! Mediat: Më i forti në 40 vite

Një tërmet i fortë ka goditur Napolin mbrëmjen e sotme duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Raportohet se forca e tërmetit ka qenë me magnitudë 4.7, dhe konsiderohet si më i forti i 40 viteve të fundit. Epiqendra e tërmetit ndodhet në zonën e supervullkanit Phlegraean Fields dhe thellësia fokale vlerësohet në 4 kilometra. Energjia elektrike u ndërpre në shumë lagje të Napolit dhe shumë njerëz dolën në rrugë. Deri më tani nuk është raportuar për të lënduar. Janë regjistruar dëme materiale, me një mur që është shembur përgjatë vijës hekurudhore dhe një pjesë të një kodre në zonën e Pozzuolit.