Tërmet 7.8 ballë në Filipine, të paktën 15 viktima dhe mbi 120 të plagosur, autoritetet paralajmërime për cunam 

Tërmet 7.8 ballë në Filipine, të paktën 15 viktima dhe mbi 120 të plagosur, autoritetet paralajmërime për cunam 

Të paktën 15 persona kanë humbur jetën dhe 129 të tjerë janë plagosur, pasi një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.8 ballë goditi jugun e Filipineve në orët e para të mëngjesit të së hënës. Tërmeti goditi brigjet pranë qytetit General Santos në ishullin Mindanao, ndërsa Instituti Filipinez i Vullkanologjisë dhe Sizmologjisë njoftoi se lëkundja kishte një thellësi prej 10 kilometrash, duke e bërë atë veçanërisht të fortë dhe të ndjeshëm në sipërfaqe. Pas tërmetit, disa vende të rajonit, përfshirë Filipinet, Indonezinë dhe Japoninë, lëshuan paralajmërime për cunami nga frika e valëve të mëdha detare. Megjithatë, shumica e këtyre paralajmërimeve janë hequr më vonë, pasi rreziku u vlerësua si i kufizuar. Ekipet e emergjencës janë angazhuar në zonat e prekura për të kërkuar të mbijetuar,...