Tensionet në Lindjen e Mesme, ulen çmimin e naftës

Tensionet në Lindjen e Mesme, ulen çmimin e naftës

Çmimet e naftës kanë rënë sërish në tregjet ndërkombëtare, pas sinjaleve të përziera nga bisedimet diplomatike mes SHBA-së dhe Iranit në Zvicër. Sipas raportimeve, një fuçi naftë Brent po tregtohet rreth 79 dollarë, duke shënuar një rënie prej rreth 1.8% krahasuar me mbylljen e së premtes. Megjithatë, çmimi mbetet ende mbi nivelet e para përshkallëzimit të konfliktit. Rënia vjen pavarësisht tensioneve të larta politike në rajon. Palët kanë shkëmbyer deklarata të forta, ku SHBA ka paralajmëruar mundësinë e përshkallëzimit të konfliktit, ndërsa Irani ka ngritur shqetësime për kontrollin e Ngushticës së Hormuzit. Ky kanal detar është një nga pikat më strategjike në botë, pasi përmes tij kalon rreth 1/5 e furnizimeve globale me naftë dhe gaz. Çdo tension në këtë zonë ndikon menjëherë në tregjet...