Tensionet në Lindjen e Mesme tronditin tregjet! Rriten çmimet e naftës dhe luhaten obligacionet globale

Tensionet në Lindjen e Mesme tronditin tregjet! Rriten çmimet e naftës dhe luhaten obligacionet globale

Tregjet financiare ndërkombëtare u përballën me luhatje të forta këtë të hënë, ndërsa tensionet e reja në Lindjen e Mesme shtuan frikën për rritje të inflacionit dhe mundësinë që bankat qendrore të detyrohen të rrisin më tej normat e interesit. Çmimi i naftës Brent, standardi ndërkombëtar i naftës, u rrit ndjeshëm pas raportimeve për një sulm ndaj një centrali bërthamor në Emiratet e Bashkuara Arabe. Investitorët reaguan menjëherë ndaj rrezikut të përshkallëzimit të konfliktit në rajonin e Gjirit, një nga zonat më të rëndësishme për furnizimin global me energji. Nafta Brent arriti deri në 111.16 dollarë për fuçi, niveli më i lartë në gati dy javë, përpara se të zbriste sërish pranë 110 dollarëve pasi Irani njoftoi se kishte kthyer përgjigje ndaj një propozimi të...