Tensionet në Lindjen e Mesme/ SHBA bombardojnë përsëri me raketa në Iranin jugor! (VIDEO)
Një sulm i ri raketor amerikan u regjistrua pranë Bandar Abbas, në Iranin jugor, sipas agjencisë iraniane të lajmeve Fars. Raportet fillestare tregojnë se raketat amerikane goditën zonat pranë qytetit strategjik portual, i cili është qendra më e rëndësishme tregtare dhe detare e Iranit në Ngushticën e Hormuzit. Deri më tani, nuk janë dhënë shifra zyrtare për viktimat apo shkallën e dëmeve të shkaktuara nga sulmet. Më herët, u raportua një sulm i ri pranë ishullit Qeshm të Iranit, sipas agjencisë iraniane të lajmeve Mehr, e cila raportoi se një raketë amerikane goditi një zonë pranë ishullit më të madh të vendit në Gjirin Persik. ☄️ An Emirati Yabhon drone in the skies over Bandar Abbas. ‼️ The UAE is a legitimate target for attacks....
Burimi:
javanews.al