Tension në Egje/ Turqia shkel 9 herë hapësirën ajrore greke, përplasje e izoluar mes avionëve

Tension në Egje/ Turqia shkel 9 herë hapësirën ajrore greke, përplasje e izoluar mes avionëve

Forcat ajrore turke kanë kryer nëntë shkelje të hapësirës ajrore greke gjatë ditës së shtunë (6 qershor), sipas një njoftimi të publikuar nga Shtabi i Përgjithshëm i Mbrojtjes Kombëtare të Greqisë. Sipas autoriteteve greke, mbi arkipelag kanë fluturuar gjithsej nëntë avionë turq, ku në dy raste janë përfshirë avionë luftarakë F-16 të armatosur. Në një prej këtyre rasteve është regjistruar edhe një ndërhyrje me një avion grek në gatishmëri. Në operacion janë përfshirë katër F-16 turke, të cilët kanë vepruar në dy formacione në zonat verilindore dhe juglindore të Egjeut. Gjithashtu, sipas njoftimit, në mënyrë të veçuar kanë fluturuar dy avionë patrullimi detar ATR-72, dy dronë (UAV) si dhe një helikopter. Përveç shkeljeve të hapësirës ajrore, avionët turq kanë kryer edhe tetë shkelje të rregullave...