Telefonata e tensionuar mes Trump-Netanyahu, përse u ndal operacionin ushtarak në Bejrut

Telefonata e tensionuar mes Trump-Netanyahu, përse u ndal operacionin ushtarak në Bejrut

Një telefonatë e cila zgjati më shumë se një orë mes Presidentit amerikan Donald Trump dhe Kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu ka sjellë një kthesë të papritur në zhvillimet e konfliktit në Liban, duke çuar në anulimin e një operacioni të planifikuar ushtarak izraelit në Bejrut dhe duke intensifikuar përpjekjet amerikane për arritjen e një armëpushimi. Sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare, operacioni i zgjeruar i ushtrisë izraelite (IDF) në kryeqytetin libanez u pezullua në momentet e fundit pas ndërhyrjes së drejtpërdrejtë të Trump gjatë bisedës me Netanyahun. Menjëherë pas telefonatës, Uashingtoni shtoi presionin diplomatik për të arritur një marrëveshje armëpushimi mes Izraelit dhe Hezbollahut, me synimin për të shmangur një përshkallëzim të mëtejshëm të konfliktit. Vendimi për anulimin e operacionit ka shkaktuar reagime të forta në...