Takimi Trump-Xi, Putin ‘bëhet xheloz’. Kremlini: Presidenti rus, shumë shpejt vizitë në Kinë

Takimi Trump-Xi, Putin ‘bëhet xheloz’. Kremlini: Presidenti rus, shumë shpejt vizitë në Kinë

Në kohën kur vëmendja e botës sot ishte përqëndruar tek takimi i Donald Trumpit me Xi Jinping në Pekin, Kremlini doli me njoftimin se papritur e Kinën do ta vizitojë shumë shpejt edhe presidenti rus Vladimir. Nuk është dhënë asnjë datë për vizitën, por zëdhënësi Dmitry Peskov, u shpreh se të gjitha përgatitjet janë përfunduar. Vizita e fundit e Putinit në Kinë ishte në shtator të vitit 2025, kur ai mori pjesë në paradën madhështore ushtarake të organizuar në kryeqytetin kinez, si dhe në një samit të nivelit të lartë. Analistët politikë kujtojnë se Kina është kthyer në partnerin më të fuqishëm ndërkombëtar të Rusisë duke ofruar mbështetje ekonomike dhe diplomatike në një periudhë sanksionesh perëndimore dhe izolimi. Bashkëpunimi mes dy vendeve është zgjeruar ndjeshëm...