Sulmi mbi rezidencën e ambasadorit shqiptar në Kiev, kjo është raketa që përdori Rusia, pothuajse e pamundur të neutralizohet nga sistemet mbrojtjes ajrore
Rezidenca e ambasadorit shqiptar në Kiev është përfshirë mbrëmjen e djeshme nga sulmet ajrore ruse ndaj kryeqytetit ukrainas, ku janë regjistruar dëme të shumta materiale. Fatmirësisht, ambasadori shqiptar dhe stafi diplomatik ndodhen në gjendje të sigurt dhe nuk kanë pësuar lëndime. Për ngjarjen reagoi edhe Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, e cila bëri me dije se ambasadori rus në Tiranë është thirrur për sqarime lidhur me incidentin. Sipas mediave ndërkombëtare dhe ekspertëve ushtarakë, në sulmin ndaj Kievit dyshohet se Rusia ka përdorur raketën balistike hipersonike “Oreshnik”, një armë e avancuar që Moska e ka përdorur vetëm pak herë që nga prezantimi i saj. “Oreshnik”, që në rusisht do të thotë “Pema e Lajthisë”, konsiderohet një raketë balistike me rreze të mesme veprimi dhe...
Burimi:
top-channel.tv