Sulme me tulla, zjarr dhe molotovë! Nuk ndalet dhuna në Irlandën e Veriut

Sulme me tulla, zjarr dhe molotovë! Nuk ndalet dhuna në Irlandën e Veriut

Përplasjet dhe trazirat në Irlandën e Veriut vijuan edhe mbrëmë, 10 qershor, në natën e dytë radhazi, pas sulmit me thikë që tronditi Belfastin në fillim të javës. Policia hodhi ujë ndaj protestuesve në Antrim, pasi efektivët u sulmuan me tulla, gurë dhe sende të tjera gjatë incidenteve pranë rrethrrotullimit Sandyknowes në Newtownabbey, në veriperëndim të Belfastit. Gjatë trazirave, një automjet i Departamentit të Infrastrukturës u përfshi nga flakët, ndërsa dhjetëra persona të veshur me të zeza dhe me fytyra të mbuluara u panë duke hequr tulla nga ndërtesat përreth dhe duke thyer pllaka trotuari për t’i përdorur si predha kundër policisë. Protestuesit gjithashtu u vunë zjarrin koshave të mbeturinave dhe ngritën barrikada në rrugë. Disa prej tyre hynë me forcë në stacionin e pompimit...