Sulme masive ruse drejt Ukrainës, të paktën 24 persona të vrarë dhe dhjetëra të plagosur

Sulme masive ruse drejt Ukrainës, të paktën 24 persona të vrarë dhe dhjetëra të plagosur

Të paktën 24 persona, përfshirë tre fëmijë, janë vrarë në sulmet ruse të një dite më parë në Kiev. “Rusia lëshoi 675 dronë sulmues dhe 56 raketa, kryesisht në Kiev”- njoftoi forca ajrore ukrainase, duke shtuar se njësitë e saj të mbrojtjes ajrore rrëzuan shumicën e tyre. Presidenti Volodymyr Zelensky tha se 20 objektiva sy sulmuan në Kiev duke përfshirë shtëpi, një shkollë, një klinikë veterinare dhe infrastrukturën civile. “Sulmi me raketa ruse shkatërroi një bllok banimi në Kiev nga kati i parë deri në katin e nëntë”- tha ai në fjalimin e përnatshëm. Sulmet ruse shkaktuan të plagosur edhe në rajonet jugore të Odesës dhe Khersonit si dhe në rajonin lindor të Kharkivit. “Këto sulme përfundimisht nuk janë akte të kryera nga ata që...