Sulm terrorist në “Paradën e Krenarisë” në Gjermani, furgoni futet mes turmës: 1 viktimë dhe disa të plagosur

Sulm terrorist në “Paradën e Krenarisë” në Gjermani, furgoni futet mes turmës: 1 viktimë dhe disa të plagosur

autori-vendngjarje GJERMANI- Policia gjermane është në kërkim të një 21-vjeçari, Abdul B, për të cilin dyshohet se është përgjegjës për përplasjen me furgon të një turme njerëzish të mbledhur për festivalin e Krenarisë në Berlin, duke vrarë 1 person dhe duke plagosur të paktën 29 të tjerë. Ministri i Brendshëm Alexander Dobrindt e identifikoi të dyshuarin si Abdul Ballout të dielën, duke thënë: “Çdo gjë që shohim këtu tregon se ky ishte një sulm terrorist islamik.” Autori i sulmit vijon të jetë në arrati. Nuk është ende e qartë nëse autori i dyshuar ishte vetë drejtuesi i furgonit, por sipas gazetës Die Welt, automjeti ishte marrë me qira në emër të Abdul B. Kancelari gjerman Friedrich Merz e dënoi sulmin, duke e cilësuar atë si një “akt të...