Sulm në Hormuz/  Trump paralajmëron Teheranin: Mundësia e fundit…

Sulm në Hormuz/ Trump paralajmëron Teheranin: Mundësia e fundit…

Një ditë pasi Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, njoftoi zhvillimin e negociatave të reja me Iranin për t’i dhënë fund konfliktit disa-mujor, ai paralajmëron Teheranin se kjo është “mundësia e fundit” për ta. Duke folur për gazetarët në një aktivitet në Zyrën Ovale, Presidenti Trump tha se palët po bisedonin me kërkesë të Iranit, Arabisë Saudite, Emirateve të Bashkuara Arabe, Katarit dhe vendeve të tjera. “Kjo është mundësia e fundit për Iranin që të nënshkruajë një marrëveshje të mirë”, deklaroi Kreu i Shtëpisë së Bardhë. Por ndryshe u shpreh zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Esmail Baghaei, që deklaroi se nuk po zhvilloheshin negociata me Shtetet e Bashkuara dhe se nuk ishte planifikuar asnjë takim. “Negociatat tona janë me Omanin....