Sulm me thikë në shkollë në Gjermani, ish-i dashuri vret 18-vjeçaren dhe 30-vjeçarin që tentoi ta ndalonte

Sulm me thikë në shkollë në Gjermani, ish-i dashuri vret 18-vjeçaren dhe 30-vjeçarin që tentoi ta ndalonte

Një ngjarje e rëndë dhune ka tronditur të enjten një shkollë private në Gosen-Noj Zittau, në Brandenburg të Gjermanisë, ku dy persona kanë humbur jetën. Sipas agjencisë së lajmeve dpa, autori i dyshuar është arrestuar nga policia. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:45, në kampusin e shkollës private Docemus. Policia ishte njoftuar pas disa telefonatave emergjente dhe menjëherë në zonë u zhvillua një operacion i gjerë. Viktimat janë një nxënëse 18-vjeçare e shkollës së mesme dhe një burrë 30-vjeçar. Sipas raportimeve të mediave gjermane, 30-vjeçari ka humbur jetën pasi ka tentuar të ndalojë autorin e dyshuar. I dyshuari është një 19-vjeçar, i cili dyshohet se ishte ish-partneri i 18-vjeçares. Ende nuk është e qartë nëse ai ishte aktualisht nxënës i kësaj shkolle apo kishte studiuar...